Flower
Flower

Një ndryshim rrënjësor, Egla Harxhi rikthehet pas lindjes së djalit dhe duket shumë ndryshe

Ish Miss Shqipëria, Egla Harxhi, u bë nënë për herë të parë një vit më parë, e një djali që mban emrin e veçantë, Luxifer. Por Egla përgjatë këtij viti u zhduk nga mediat dhe iu përkushtua rritjes së djalit të saj.

Megjithatë, ditën e djeshme Egla është shfaqur në emisionin “Ftesë në 5”, ku kishte pësuar një ndryshim të madh në pamje, ndërsa në krahë mbante vogëlushin e saj.

Gjatë intervistës, Egla u shpreh se do të rikthehet sërish me planet e saj, pasi këtu në Shqipëri ka shumë persona që do të kujdesen për të voglin e saj.

Gjithashtu, ish missi shqiptar ka zbuluar se djalin do ta rrisin bazuar në traditat e trashëguara nga familja e tij ndër shekuj, ndërsa ka thënë se ajo dhe partneri i saj, Aleksander, po krijojnë një sistem që do ndryshojë ekonominë shqiptare.

“Duhet të krijohet një sistem që çdo gjë të krijohet në bazë të meritokracisë. Sot dëgjojmë në studio televizive shumë gjëra por jo një projekt . Ne do i propozojmë popullit një projekt konkret me hapa konkret me partner real. Një javë më parë u prezantua një pjesë e projektit nga vetë Aleksandri”, u shpreh Egla, lidhur me projektin që Aleksandri tha në emisionin “Zonë e Lirë”, që mund ta lexoni këtu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto