Nicki Minaj i jep fund beqarisë, martohet me të dashurin e dënuar për shfrytëzim femrash

Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, është martuar të hënën me të dashurin e saj, Kenneth Zoo Petty. Këtë lajm e ka dhënë vet Nicki, e cila ka publikuar një  video në Instagram, ku ka treguar se ajo dhe i dashuri ishin martuar.

“Onika Tanya Maraj-Petty 10.21.19”, ka shkruar ajo përbri kësaj videoje ku shiheshin dy kapele që në to ishte shkruar “Nusja” dhe “Dhëndri”.

“Unë jam shumë e dashuruar me këtë njeri. Ai është shoku im më i mirë”, tha Nicki në një intervistë të mëparshme.

Vetëm katër muaj pasi ishte lidhur me të, Nicki iu referuar Petty si “burri i saj”. Kur ishte 16 vjeç, Petty u dënua për tentativë përdhunimi mbi një incident që kishte ndodhur në Queens.

Ju mund të pëlqeni dhe këto