“Nga java tjetër do organizoj koncerte, kush infektohet të mbyllet në shtëpi”, shpërthen këngëtari shqiptar

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka dalë kundër masave anti-Covid dhe ka deklaruar se do të nisi të mbajë koncerte sërish.


Në një status në rrjetet sociale, Tahiri thekson se tubimet e klasës politike u mbajtën gjatë zgjedhjeve në Kosovë. Ai shton se kushdo që infektohet, le të izolohet në shtëpi.


“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë. Kështu vaksina nuk keni dhe keni me mbetur mbyllur edhe 1 vit.Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra”, është shprehur Labinoti.

Ju mund të pëlqeni dhe këto