Nga ish-konkurrent në Big Brother tek ndalimi nga ‘Shqiponjat’: Ky është banori që bën namin mes makinave luksoze

Forcat policore “Shqiponjat”, kanë ndaluar një varg të gjatë makinash luksoze dhe disa individë të maskuar, ku mes tyre ishte pjesë edhe një ish banor i “Big Brother”.

Bëhet fjalë për ish-konkurrentin e BB9, Elsamed Senaj, i cili pasi doli nga shtëpia më e famshme, iu dedikua disa projekteve muzikore.

Image result for Elsamed Senaj

Pasi janë ndaluar nga forcat policore, personat që ishin pjesë e këtij incidenti, kanë sqaruar se ishin duke xhiruar një videoklip të ri muzikor.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarët marrin për klipet e tyre muzikore makina luksi dhe të shtrenjta, të cilat tërheqin shumë publikun.

Ju mund të pëlqeni dhe këto