Nga e shkuara e errët me plagosje tek fejesa e supozuar, Andi i “Përputhen” rrëfen të vërtetën

Andi është një prej konkurrentëve të emisionit “Përputhen”, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. U tha për të se ai kishte pasur një të shkuar të errët me plagosje dhe drogë.

Po ashtu, mediat shkruan se ai ishte i fejuar dhe u publikuan fotot e tij me një vajzë. Së fundmi, vet Andi i ka hedhur poshtë këto zëra dhe ka thënë në emision se nuk ka qenë kurrë më parë i dënuar.

Lidhur me zërat e fejesës, ai i ka hedhur poshtë ato por ka deklaruar se vajzën në foto e ka pasur të dashur.

“Kjo në fakt është diçka reale që ka ndodhur, por ka qenë përpara emisionit. Lidhja me vajzën ka ndodhur për 6 muaj, para emisionit, ka nisur në 2019. Kjo ka vendosur të ruajë ende fotot me mua, unë nuk iki t’i them fshiji fotot. Ka qenë e dashura, s’kam qenë ndonjëherë i martuar apo fejuar”, tha Andi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto