Nevina Shtylla zbulon pamjen e saj para famës: “Isha si çun”

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila ka drejtuar disa emisione televizive përgjatë karrierës së saj.

Së fundmi, Nevina ka dhënë një intervistë për revistën “Who”, ku ka treguar disa detaje për jetën e saj që nuk i kishte thënë më parë.

Ndër të tjera, moderatorja ka zbuluar se dikur e ngatërronin me një djalë. Nevina është shprehur se nuk ka qenë një fëmijë simpatik dhe shumë persona mendonin se ishte çun.

“Në moshë më të hershme nuk kam qenë aspak një fëmijë simpatik. Përkundrazi, mami më ka thënë dikur se mi ka shpuar veshët për të vënë vëth që kur isha 3 vjeç sepse kur e ndalonin në rrugë e pyesnin gjithnjë: Si i ke çunat?”, ka treguar Nevina.

Ju mund të pëlqeni dhe këto