“Nëse nuk e abortoja fëmijën do humbisja jetën”, ish banorja e “Big Brother” rrëfen tmerrin që përjetoi

Një nga ish banoret e “Big Brother” që vijon të komentohet dhe është shumë aktive në Instagram, Gerta Shino, ka bërë të ditur një lajm shumë të hidhur.


Ajo ka rrëfyer se më 14 Shkurt zbuloi se ishte 5 javëshe shtatzanë. Por për shkak se fëmija ishte jashtë mitre, ajo e ka abortuar pasi ndryshe rrezikonte jetën.

“Unë isha shtatzënë por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë as asnjë tjetër. Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha shumë pak kohë që e kisha marrë vesh. E kam marr vesh që isha shtatzënë me datë 14 shkurt. Bera testin dhe doli pozitiv. Une dhe Florenti e ndjenim qe nuk do ta kishim beben. Une isha 5 javeshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur por e cuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq. U ndjeva shumë keq, më ra gati të fikët, kisha shumë djersitja. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thoja do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilac, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës time. Nuk merrja dot fryme, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, cohesha prapë, të gjitha këto vetëm, me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se ca kisha. Ju thashë më coni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja. Doja të sigurohesha që ishte mirë. Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë te ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë nuk kishte vdekur. Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do e merrte kurrë ushqimin. Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin. Operacioni zgjati një orë. Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës time ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, rrëfeu ajo e prekur dhe mes lotësh.

Ju mund të pëlqeni dhe këto