Në pritje të ëmbël të një fëmije, Genta Ismajli zbulon barkun

Genta Ismajli është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila ka arritur shumë sukses në tregun muzikor shqiptar.

Së fundmi, Genta u vendos në qendër të vëmendjes pasi dje u përhapën disa lajme se këngëtarja ishte shtatzanë.

Shkak u bë fakti që Genta kishte më shumë se një muaj që s’ishte aktive në rrjetet sociale dhe disa kohë më parë ajo u shpreh në një intervistë se vitin tjetër do ta shihnim nënë.

Pas këtyre lajmeve, Genta është rikthyer në Instagram dhe ka publikuar një video me miqtë nga një darkë. Ajo ka filmuar veten duke treguar barkun e sheshtë dhe duke hedhur poshtë lajmet e shtatzanisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto