Në prag të lindjes së fëmijës, Xhensila publikon lajmin që e prisnin të gjithë

 

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë, pasi Xhensila është në muajin e 8 të shtatzanisë.

Këto ditë, këngëtarja na ka kënaqur sytë me disa foto që ka bërë për shtatzaninë e saj, të cilat i ka postuar në Instagram, duke i mahnitur të gjithë me pamjen e saj përrallore.

🌷🌸🌷

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Megjithatë, ditën e djeshme ajo i ka lënë fotot e magjishme dhe ka bërë të ditur një lajm të lumtur për të gjithë fansat e saj.

Xhensila ka hedhur një foto me këngëtarin e famshëm shqiptar, Ardian Bujupin, duke lajmëruar se së shpejti ata do të sjellin një bashkëpunim muzikor së bashku.

“Kënga e re në bashkëpunim me një prej zërave më të mirë mashkullorë do të vijë së shpejti. Jam kaq e lumtur dhe e entuziazmuar për këtë bashkëpunim”, ka shkruar Xhensila në postimin e saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto