Në mes të pandemisë së koronavirusit, Cardi B shtrohet me urgjencë në spital

Reperja me famë botërore, Cardi B, ka zbuluar të enjten se të mërkurën në mbrëmje u shtrua në spital. Përmes një postimi në Twitter, ajo zbuloi se u shtrua pasi kishte dhimbje në stomak për 4 ditë.

Këngëtarja publikoi një foto nga spitali, që tanimë e ka fshirë, në të cilën shkroi: “Sinqerisht, sepse kam pasur disa probleme vërtet të këqija në stomak për katër ditë, shkova në urgjencë mbrëmë. Tani po ndjehem më mirë, shpresoj se nesër nuk do të ndiej më dhimbje”.

Nuk mendohet se simptomat e saj kanë lidhje me koronavirusin. Pastaj, reperja qetësoi fansat dhe publikoi një meme në Instagram, ku shkruhej: “Kur je e uritur po i gjithë ushqimi në shtëpi duhet të gatuhet”.

View this post on Instagram

Mood right fuckin now 😒

A post shared by Cardi B (@iamcardib) on

Ju mund të pëlqeni dhe këto