Në kohë pandemie, Dua Lipa zbulon se ç’do të ndodhë me festivalin “Sunny Hill”

Për dy vite rradhazi, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka organizuar festivalin e njohur “Sunny Hill Festival” në Kosovë.

Por për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky festival është anulluar. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua ka thënë se festivali do të mbahet vitin tjetër.

“Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësore”, ka shkruar Dua krahas postimit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto