“Ne jemi shembullorë”, pasi mbarojnë protestën, studentët pastrojnë rrugët/ Video

Ditën e sotme, studentët vazhduan protestën e tyre akoma edhe më fuqishëm. Si pasojë, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin për të shfuqizuar ligjin e ri për tarifat e provimeve të mbartura.

Kështu, studentët janë tërhequr, për të vazhduar sërish nesër protestën në orën 10:00.

Ata do të protestojnë që të realizohen edhe 3 pikat e tjera që ata kanë kërkuar në letrën që i kanë dërguar ministres. Ndërkaq, pasi kanë mbaruar protestën, ata kanë pastruar rrugën nga sendet e hedhura.

“Ne jemi shembullorë, ata mund të thonë se jemi katranjozë. Nuk ka mundësi 5 mijë studentë të jenë katranjozë. Protestën e bëjmë paqësisht”, u shpreh një protestuese për “News 24”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto