Në gjuhën shqipe, Rita Ora bën dedikimin prekës për gjyshin e ndjerë

Dita e djeshme për Rita Orën ka qenë shumë e rëndësishme. Kjo ditë përkon me ditëlindjen e motrës së saj, Elenës, por edhe me përvjetorin e ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.

Rita ka publikuar një foto të gjyshit të saj të ndjerë në Instastory, duke u shprehur se i mungon shumë. “Gjyshi të dua shumë”, shkroi Rita në shqip.

Më pas, ajo publikoi foto të ndryshme me motrën e saj, duke i bërë edhe një dedikim të bukur. “Jam e lumtur çfarë kemi arritur bashkë. Faleminderit që je gjithmonë aty për mua”, shkroi Rita për të motrën, e cila u bë menaxherja e këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe.

Ju mund të pëlqeni dhe këto