Flower
Flower

Në gjendje të vështirë shëndetësore, ish bashkëshortja e Kastro Zizos bën rrëfimin e dhimbshëm: “Pësova infarkt”

Ertela Hoti, ish bashkëshortja e këngëtarit të njohur Kastro Zizo, ka rrëfyer së fundmi në rrjetet sociale se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj.

Sipas “Panorama”, në këtë postim Ertela ka bërë të ditur se prej  vitesh nuk ngrihet dot nga krevati e kjo për shkak të një gabimi që një mjek bëri në diagnozën e saj.

Ertela, e cila ka edhe një vajzë me Kastron e quajtur Nia, ka treguar se 5 vite më parë një infeksion urinar që kishte, iu diagnostikua gabimisht nga disa terapi të dhëna nga mjekët, e cila i dëmtoi asaj organe të ndryshme, duke përfshirë edhe zemrën.

“Pesë vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën. Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha ‘veshkë të dëmtuar’. Nga terapitë e gabuara, gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndërrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra”, ka rrëfyer ish moderatorja e cila tashmë nuk mund të kujdeset dot as për vajzën e saj.

“Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova shumë. Por, pas katër ditëve pësova infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prapë mbeta shtrirë dhe me pasoja nga më të ndryshmet. Kam shkuar te katër kardiologë të ndryshëm dhe kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemrën. Po e shoh që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as e kam idenë se çfarë duhet të bëj.”, ka shkruar ajo ndër të tjera duke treguar për gjendjen e saj të vështirë shëndetësore.

Burimi: Panorama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto