Në ditën e saj të lindjes, Jona Spahiu bën urimin e veçantë për të motrën

Jona Spahiu është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila ka një motër më të vogël që quhet Sherina. Dyshja ngjajnë shumë me njëra-tjetrën dhe nuk ka pasur pak raste kur ato janë ngatërruar.

Në ditën e saj të lindjes, Jona i ka bërë një urim shumë të ëmbël të motrës. Ajo ka publikuar disa foto të ndryshme nga takimet e tyre, ku në shumicën e tyre, Sherina shfaqet me nipin e saj, Raidenin.

“Gëzuar ditëlindjen tezja më e bukur në botë! Nuk mund të kërkoja më shumë se një motër që s’blen kurrë asgjë pa më marrë mendim!

Një kaki nevrike që sa herë zihemi, thotë: “Unë vij vetëm për çunin, se të ishte për ty s’do të vija fare në shtëpi.

 

Kaki me flokët e artë që ia kam zili!

Kaki që na blen atlete dhe libra. Për atletet s’kam dyshim që do i ketë qejf kur të rritet, por uroj të ketë qejf dhe këto të dytat”, shkruan Jona.

Ju mund të pëlqeni dhe këto