Në ditën e lindjes së Big Bastës, Vesa Luma publikon videon epike të bashkëshortit të saj

Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të njohur shqiptar, të cilët jetojnë prej kohësh bashkë me djalin e tyre në Zelandën e Re.

Së fundmi, Big Basta feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar një urim me fjalë të ëmbla nga Vesa për bashkëshortin e saj.

Por në një tjetër postim, Vesa ka publikuar një video epike të Big Bastës nga viti 2017, ku reperi shihet me një person tjetër duke qethur një dele.

“Le të kthehemi në vitin 2017. Momenti më i dobët i jetës së tij. Vdiqaa!!”, ka shkruar Vesa me humor përbri kësaj videoje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto