Flower
Flower

Ndarja nga Nora Istrefi, flet Robert Berisha: “Është diçka normale”

Robert Berisha ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Gjesi”, ku është pyetur nga moderatorët në lidhje me lajmin që qarkullon për ndarjen nga Nora Istrefi.

Në fjalën e tij, Roberti është shprehur se nëse diçka e tillë ndodh, kjo është krejt normale, edhe pse ka thënë se asnjë fjalë për përkeqësimin e marrëdhënies së tij me Norën nuk është i vërtetë.

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale.”- është shprehur këngëtari.

“Për t’i qetësuar të gjithë, s’ka asgjë të vërtetë në ato që po shkruhen, apo jo?”, e pyet moderatorja.

“Jo jo, shëndoshë e mirë, çdo send është në rregull.”- është përgjigjur Roberti.- “A e ke parë, të këqijat merren vesh shpejt, të mirat s’i besojnë njerëzit.”- ka thënë ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto