Nata e parë e Eurovizion/ Kush janë shtetet që arritën të shkonin në finale?

Është mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tel Aviv nata e parë gjysmëfinale e festivalit të Eurovizionit, që është prezantuar nga Erez Tal, Bar Refaeli, Lucy Ayoub dhe Assi Azar.

Kjo mbrëmje nisi me performancën e fitueses së vjetshme, Nedda, e cila performoi në skenë këngën e saj “Toy”.

Ndërkaq, ishin 10 shtete që arritën të shkonin në finalen e madhe, të cilat janë: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.

Jonida Maliqi që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës” do të performojë mbrëmjen e nesërme dhe është e 14-ta në rradhë për të kënduar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto