Mozzik i kopjoi klipin e këngës, shpërthen Noizy

Së fundmi, reperi i njohur shqiptar, Mozzik, u rikthye në skenën muzikore me projektin e tij më të ri muzikor. Kënga e re e Mozzik quhet “Dhelpër dinake” dhe brenda pak orësh ka marrë mijëra klikime në Youtube.

Por nëpër rrjete sociale filloi të flitej se Noizy i ka bërë diss Mozzikut, pasi ky i fundit i ka kopjuar klipin. Pas këtyre lajmeve, ka reaguar vet Noizy.

“Gënjejnë, duan të fusin njerëzit në sherr, këtyre faqeve iu kam bërë të gjithave bllok”, ka shkruar Noizy, duke treguar se ky diss s’është i vërtetë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto