Flower
Flower

“Mos posto foto se të komenton Noizy”, Olti lë pa fjalë fansin me përgjigjen e tij

Prej disa ditësh tashmë ka bërë bujë në media sherri mes Noizyt dhe Olti Currit, të cilët shpërthyen në ironi mes njëri-tjetrit.

Së fundmi, Noizy i komentoi në një foto Oltit duke i thënë që të etiketonte lokalin për të marrë paratë. “Bëji tag lokalit të të japin pije falas dhe merru me punët e tjerëve, se vetë s’ke.  Dështak”, i shkruante Noizy, ndërsa Olti i përgjigjej:

“Hahahhaha ik te “Portokallia” se na gajase me humor se me këngë s’po bon gjë. Të gjitha njesoj ke 10 vjet. Dështak kronik”.

Në një foto tjetër që ka publikuar Olti, një ndjekës i ka thënë gazetarit që mos të hedhi foto se i komenton reperi.

 “Mos posto foto se po të komenton Zini e po ta prish foton”, i shkruan një ndjekës Oltit, ndërkohë që ky ia kthen: “Profili është i hapur për të gjithë fansat e mi”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto