Flower
Flower

“Mos më bezdis”, vajza 3 vjeçe e Albanit dhe Miriamit i habit të gjithë me kërkesën e saj të papritur

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar, të cilët janë prindër të një vajze tre vjeçare me emrin Ameli.

Miriami është shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon vazhdimisht foto të vajzës bukuroshe dhe momente nga jeta e tyre personale.

Së fundmi, Miriami ka qenë bashkë me vajzën në një udhëtim dhe janë kthyer në Shqipëri me aeroplan, ku gjatë fluturimit, Amelia ka nisur të lexojë një revistë, ndonëse është e vogël.

Mirëpo, në këtë moment ka kërkuar që nëna e saj të mos e bezdiste me të folur pasi po lexonte. “Kur i flas më thotë, mami të lutem mos më bezdis se po lexoj”, shkruan Miriami në foton e adhurueshme të postuar në Instagram.

Ju mund të pëlqeni dhe këto