Mohoi fjalët se ishte e lidhur me biznesmenin Syla, fejohet Fjolla Morina: “Unë thashë PO”

Fjolla Morina u arrestua disa javë më parë në pikën doganore të Morinës. Ajo u arrestua sepse u kap me armë, ndërsa bashkë me të u prangosën edhe shoferi i saj, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla.

Në media u tha se Syla ishte në një lidhje me Fjolla Morinën. Ndonëse këngëtarja e mohoi, ajo në dëshminë e saj në polici kishte zbuluar romancën me biznesmenin.

“Me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat”, ka treguar Fjolla ndër të tjera.

Biznesmeni, Fjolla Morina

Së fundmi, Fjolla ka bërë të ditur përmes një postimi në Instastory se partneri e ka propozuar për martesë. Ajo ka publikuar foton e një buqete me trëndafila, ku është formuar edhe shkronja “F”.

“Unë thash PO! Dashuri”, ka shkruar Fjolla përbri kësaj fotoje, ndërsa ka treguar edhe unazën me diamant.

Ju mund të pëlqeni dhe këto