“Mision i vështirë të gjesh një partner në Shqipëri”, rrëfehet Hygerta Sako

Moderatorja Hygerta Sako e ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Live from Tirana”, ka thënë se është e vështirë për një femër që të gjejë një partner pas të 35-ave.


Gazetarja u shpreh se kur një femër është e realizuar, standartet e saj rriten dhe kërkon më shumë nga tjetri, prandaj e ka të vështirë të gjejë një partner.


“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, u shpreh Hygerta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto