Merrte frymë përmes respiratorit, koronavirusi i merr jetën këngëtarit të famshëm amerikan

Këngëtari i famshëm, producenti muzikor dhe kitaristi i njohur amerikan, Adam Schlesinger, ka humbur jetën nga koronavirusi.

Këngëtari 52 vjeçar ka ndërruar jetë në një spital në New York. Ai ishte duke u trajtuar për koronavirus dhe merrte frymë përmes një respiratori.

Këngëtari Chris Carrabba, nga grupi Dashboard Confessional, ka bërë një dedikim prekës për mikun e tij të ndjerë.

“Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga Covid-19. Duhet ta marrim seriozisht këtë. Njerëzit po sëmuren dhe po vdesin. Është e vështirë të qëndrosh mbyllur por jetët duhet të shpëtohen. Kujdesuni për njëri-tjetrin. U prehsh në paqe, miku im i dashur”, ka shkruar Chris.

Adam ka fituar çmime Emmy dhe Grammy për punën që ka bërë në kolonat zanore të filmave “Crazy Ex Girlfriend” dhe “A Colbert Christmas”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto