Meghan Markle përlotet në emision: “Askush s’më ka pyetur nëse jam mirë”

Meghan Markle u kthye në qendër të vëmendjes së mediave pasi u martua me Princin Harry dhe kritikat ndaj saj nuk kanë qenë të pakta.

Gjithmonë në vëmendje të mediave dhe të botës, dukesha e Sussex është komentuar për marrëdhënien që ka me të atin dhe madje është përfolur se ka ndarë vëllezërit e familjes mbretërore.

Së fundmi, Meghan ka dhënë një intervistë për “ITV” ku është përlotur teksa ka treguar për periudhën e mëmësisë.

“Shiko, çdo femër, sidomos kur është shtatzënë, është shumë sfiduese për të”, është përgjigjur Meghan kur moderatori e pyeti si ka ndikuar vëmendja e madhe e medias tek ajo.

“Veçanërisht si femër është vërtetë e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re”, tha dukesha.

“Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, sepse jo shumë njerëz më pyesin për këtë”, ka thënë Meghan dhe është përlotur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto