Mediat e huaja i thurin lavde Jonida Maliqit, shihni ç’shkruajnë për këngëtaren

Jonida Maliqi do të prezantojë Shqipërinë në festivalin e Eurovizionit për 2019 me këngën e saj “Ktheju Tokës”.

Ky festival do të mbahet këtë vit në Tel Aviv e ndonëse na ndajnë shumë muaj nga zhvillimi i tij, gazeta izraelite “Yediot Ahrnot”, ka prezantuar me shumë detaje këngëtaren shqiptare.

“Izraelisot.com” ka përkthyer në shqip versionin hebraisht të shkrimit me titull: “Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion”.

“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj. Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në Festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticionin më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Maliqi sjell në stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e “The Voice” në Shqipëri”, shkruhet në këtë gazetë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto