“Me zemër të thyer”, Dua Lipa jep lajmin e trishtë për fansat e saj

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të njohura në gjithë botën, e cila është me origjinë shqiptare. Por së fundmi, Dua ka njoftuar se duhet të anullojë turneun e saj në Evropë që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt.

Ky turne do të shtyhet në shtator dhe në tetor për shkak të pandemisë Covid-19. Të gjithë ata që kanë prerë biletat do t’i kenë të vlefshme për datat e reja.

“Me zemrën e thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt. Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Ndërkohë ju premtoj se do sjell disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. Puthje nga Dua”, shkruan këngëtarja.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto