Me vajzën e porsalindur në krahë, Enrique Iglesias publikon foton e rrallë nga lindja e fëmijës

Këngëtari i famshëm spanjoll, Enrique Iglesias dhe partnerja e tij, Anna Kournikova, janë bërë prindër për herë të tretë.

Lajmin e ëmbël e dha vëllai i këngëtarit, Julio Iglesias Jr, i cili bëri të ditur se çifti ishin bërë me një vajzë.

Së fundmi, këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet Enrique. Ai ka publikuar një foto me vogëlushen e porsalindur duke e mbajtur në duar.

“Drita e diellit tim”, ka shkruar këngëtari. Ndërkaq, Anna ka publikuar dy foto pas lindjes ku shihen dyshja duke mirëpritur vajzën e tyre. Kujtojmë se Enrique dhe Anna kanë edhe dy binjakë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto