“Më recitonte poezi në telefon”, Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni zbulojnë lidhjen e dikurshme

Anxhela Peristeri dhe Klajdi Haruni janë dy këngëtarë shumë të njohur shqiptar. Së fundmi, ata kanë qenë në një lidhje live me emisionin “Ftesë në 5”, ku kanë treguar si po i kalojnë ditët në izolim.

Këngëtarët kanë treguar se njihen që të vegjël dhe se kanë miqësi familjare, sepse prindërit e tyre kanë punuar bashkë.

Ka qenë babai i Klajdit që ka thënë se Anxhela dhe djali i tij flisnin shumë në telefon, saqë njëherë fatura u shkoi 320 mijë lekë të reja.

Anxhela ka treguar se Klajdi i recitonte poezi në telefon. “Kemi qenë shumë të vegjël, ishim në shkollë bashkë. Klajdi s’po i tregoj të gjitha. Zakonisht flisnim shumë në telefon”, u shpreh Anxhela.

“Nje muaj na erdhi telefoni 320 mije leke, i thashe nenes se Anxheles: Telefonin e paguaj une, ata le te bejne dashuri sa te duan ne telefon. Asokohe ashtu behej dashuria nga telefoni”, tregoi babai i Klajdit.

“Klajdi me shkruante poezi, me merrte ne telefon dhe m’i recitonte. Prandaj i shkonte telefoni aq shume. Nuk i kujtoj dot tani se ishim vertet shume te vegjel”, tha Anxhela.

Ju mund të pëlqeni dhe këto