Më në fund, Maja zbulon portretin e të birit një vit pas lindjes së tij

Këngëtarja e njohur shqiptare, Maja Aliçkaj, u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar pasi solli në jetë djalin e saj që quhet Jonas.

Këngëtarja gjatë gjithë kësaj kohe e ka mbajtur larg rrjeteve sociale fytyrën e të birit të saj dhe nuk e ka ekspozuar atë nëpër foto e video që ka publikuar.

Së fundmi, Maja ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar se gjithë këtë periudhë ajo e ka mbajtur vetë vogëlushin.

Kur ka pasur koncerte, të birin e ka mbajtur bashkëshorti i saj. Maja ka thënë se Jonas është një kopje e saj dhe sytë i ka të shkruar.

Gjatë intervistës, Bieta e pyeti Majën nëse ajo do të bëjë një festë të madhe për 1 vjetorin e djalit. Por Maja ka thënë se ka pasur shumë humbje familjare këto kohë dhe nuk është gati të festojë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto