“Me Monikën patëm një ballafaqim”, aktorja Lisa Kujofsa zbulon pse u largua nga “Klanifornia”

Aktorja Lisa Kujofsa ka treguar në një lidhje me Skype me “ABC e Mëngjesit” arsyet pse u largua nga spektakli “Klanifornia”. Si arsye kryesore ajo ka renditur mungesën e publikut në skenë për shkak të pandemisë.

“Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi. Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëherëshëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ‘o bo bo ç’po bëj unë këtu, ç’dua unë këtu’.

Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjëshmërie masive shqiptare për kundrejt situtës në të cilën ndodhem. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja Pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjëshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”, tha Lisa.

Lisa jeton prej disa kohe në Itali dhe i është drejtuar publikut këto kohë me kanalin e saj në Youtube. Ajo foli edhe për realizimin e programacionit për natën e ndërrimit të viteve.

“Më janë dashur 3-4 ditë për ta xhiruar dhe dy ditë montazh. Nuk e lash skenën për internetin. Unë e lash Shqipërinë për të thënë që jetoj këtu ku jam. Po për shkak të pandemisë zgjodha internetin.

Me Monikën patëm një ballafaqim në skenë dhe i përket një rrangu më të lartë dhe e priti shumë mirë. Ashtu edhe Aulona e Zhaklina, nuk kanë faj se edhe unë po të më imitonin nuk do ndihesha shumë mirë, po çtë themi jam aktore dhe nuk kanë ç’më imitojnë”, tha Lisa.

Ju mund të pëlqeni dhe këto