“Më mirë e çmendur se k*rvë”, Kendall Jenner u lidh me tjetrin, ish kunata e saj shpërthen keq

Kendall Jenner është një prej modeleve më të njohura në gjithë botën, e cila është shumë e komentuar për jetën e saj personale.

Së fundmi, Kendall është parë nën shoqërinë e basketbollistit Kyle Kuzma, fiks pas ndarjes nga basketbollisti me të cilin ishte lidhur më parë, Ben Simmons. Pasi lidhja e Kendall me Kyle është bërë publike, ka shpërthyer keq ndaj modeles e motra e Ben.

Kendall Kyle

Nuk do doja kurrë të bëhesha e famshme që dal me sportistë. Imagjino të kalosh një ligë. Jo vetëm skuadër, një LIGË”, ka shkruar Liv, motra e tij në Twitter. “Më mirë të jem e çmendur sesa kuçke”, vazhdon ish-kunata e Kendallit.

Një fanse e Kendall i komentoi Liv: “Ti po i bën diss Kendallit? Ben Simmons a mund t’i thuash motrës tënde ta mbylli gojën”, dhe me përgjigjen e saj, motra e basketbollistit i shtoi dyshimet se po fliste për modelen.

Kendall Ben

“Unë nuk përmenda emra por kujt t’i djeg le ta mbajë”, tha Liv. Ndërkohë, nuk ka pasur një reagim as nga Kendall e as nga Ben.

Ju mund të pëlqeni dhe këto