“Më ka tronditur në shpirt”, Xhesika Berberi me zërin që i dridhet zbulon si e përjetoi tërmetin

Modelja Xhesika Berberi ka udhëtuar nga SHBA drejt Shqipërisë ditën e hënë për të takuar familjarët e prekur nga tërmeti dhe ka kontribuar për familjet që janë prekur.

Bashkë me Adrola Dushin ato kanë hapur një llogari, në të cilën njerëzit mund të dhurojnë sipas mundësive për të prekurit nga tërmeti.

Xhesika ka treguar në emisionin “Ftesë në 5” se ditën e tërmetit nuk ka qenë në Shqipëri, por e ndjeu dhe ishte gjithë kohës në tension.

“Gjithë kohën në shtëpinë time, eshtë ndjekur vetëm televizion shqiptar, vetëm lajme. Gjithë kohës kam ndjekur portalet dhe ishte shumë e dhimbshme dhe e tmerrshme të shikoje vendin tënd dhe njerëzit e tu në këtë dhimbje të tejskajshme. Nga familja ime gjithë janë shumë mirë, falenderoj Zotin. Disa nga kushërinjtë e mi kanë pësuar dëme por fatmirësisht janë vetëm materiale. Por është një dhimbje shumë e madhe, është një dhimbje shumë e madhe të shikosh këta njerëz se sa janë duke vuajtur, është një plagë e hapur, prandaj neve duhet të mblidhemi të gjithë bashkë, pasi të gjithë bashkë mund të bëjmë një ndryshim dhe mund t’iu japim pak shpresë këtyre njerëzve. ‘Më ka tronditur në shpirt”, ka thënë Xhesika.

Ju mund të pëlqeni dhe këto