“Me ja fut vetes bam”, Marina Vjollca shpërthen keq pasi sheh këtë foto

Marina Vjollca është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila ditën e djeshme ka uruar motrën e saj të madhe, Lirën, me rastin e ditëlindjes.

Mirëpo, siç e ka treguar edhe më parë, Marina bëhet shumë xheloze sepse Luana është e preferuara e Lirës.

Nëpërmjet një fotoje selfie, Luana ka uruar motrën e saj Lirën, duke treguar se ndihet krenare kur i thonë që ngjan me atë.

“Krenaria me e madhe eshte kur me thone qe te ngjaj ty, sa do doja te isha sa cereku jot…Happy Birthday dashuria ime e madhe, mbeshtetja ime me e madhe, motivimi im me i madh! Te kam jeten time lal”, shkruan Luana.

Por ky koment nuk është pritur mirë nga Marina, e cila i është kthyer Luanës: “Nuk mund ta afronit kameren edhe me afer fytyres. Kujdes me keto urime se na keputet fare”.

“O jeta mos u be xheloze, jeni lumturia ime te treja. Luana je dielli im dhe pa diell nuk ka jete. Flm shume je dashuri”, shkruan Lira.

“U qyqa avash mi lal ‘je dielli im dhe pa diell nuk ka jete’. Me ja fut vetes bam te beni ju te dyja”, ja kthen Marina.

Ndërsa Luana i thotë Marinës se kështu bëhen fotot. Marina i përgjigjet: “Pse nuk e hengret komplet telefonin meqe paskeni kaq shume dashuri”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto