“Më e mira do jesh”, Marina emocionon me urimin e ditëlindjes për Luana Vjollcën

Ditën e sotme, moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, feston ditëlindjen e saj të 27-të dhe që në mesnatë kanë nisur urimet për të.

Ka qenë Marina, motra e moderatores, e cila ka bërë një urim special që në minutat e para të mesnatës. Ajo ka publikuar një foto të Luanës në Instagram.

Përbri kësaj fotoje, Marina ka emocionuar me fjalët që i ka dedikuar Luanës, e cila po ashtu e ka falenderuar të motrën për fjalët e bukura, ndërsa nënkupton se ajo i ka bërë dhe një urim tjetër në mënyrë private.

““Gëzuar ditëlindjen bisha ime! Nuk ka limite shpejtësie në rrugën tënde drejt suksesit, gjithmonë Më e Mira do jesh! Të dua pafund gjysma ime”, ka qenë urimi i Marinës, ndërsa Luana ia ka kthyer: “Jet boll më emocionove se plasa, të kam jetën time të shtrenjtë! Gjysma ime më e mirë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto