“Më doje kur s’kisha lekë”, këngëtari i njohur shqiptar i dedikon fjalët e ndjera gruas

Labinot Tahiri, këngëtari i njohur shqiptar, është shumë i përfolur për deklaratat e ndryshme që ai bën dhe që marrin reagime të ndryshme.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Labinoti ka treguar se një vend shumë të rëndësishëm në jetën e tij e zë familja.

Së fundmi, ai ka bërë një dedikim prekës për bashkëshorten e tij, duke i thënë se ajo i ka qëndruar pranë dhe në momentet kur ata s’kishin para.

Qëndrueshmëria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë si familje, kjo u bë se deshi Zoti, dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha( Lekë). Prandaj, isha dhe jam shërbetori yt sikurse i shumë njerëzve, i pa ndryshuar asnjëherë: edhe kur bëra karriere, edhe kur i bëmë pak lekë. Edhe sikurs mos të kemi nesër, humanizmin e kemi dhe i takojmë të dy, se sa kam dhënë unë në jetë, ke dhënë edhe ti( HANA). Ne nuk ndryshuam dhe JEMI NJË. Dize Dize Dize”, është shprehur Labi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto