Me barkun e rrumbullakosur, Sara Hoxha zbulon pamjen e ëmbël: “Çkemi bebe”

Disa muaj më parë, trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha, bëri të ditur se ishte shtatzanë me fëmijën e dytë. Lajmin ajo e bëri të ditur duke publikuar një foto nga Maldivet me barkun e rrumbullakosur.

Këto kohë, Sara ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku ka zbuluar pamje të ndryshme gjatë shtatzanisë së saj dhe ka treguar se mezi po e pret ardhjen e fëmijës në jetë.

Ditën e sotme, Sara ka ndarë një pamje shumë të ëmbël me ndjekësit. Ajo ka publikuar një foto të barkut të rrumbullakosur teksa shihet në plazh. “Çkemi bebe”, ka shkruar Sara.

Ju mund të pëlqeni dhe këto