Mbaroi dashuria/ Fero i jep fund lidhjes me Arbenitën, reagon modelja

Fero dhe Arbenita kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, të cilët publikonin shumë foto së bashku, duke treguar se ishin shumë të dashuruar.

Por vetëm pak më parë, Fero ka habitur gjithë fansat kur ka deklaruar se është ndarë nga modelja bukuroshe dhe tanimë është beqar.

“Sapo u zgjova. Çkemi zonjusha, që prej sot jam beqar”, ka shkruar Fero në këtë postim që ka habitur ndjekësit.

Pas këtij postimi të Feros, ka ardhur reagimi i Arbenitës, e cila thjeshtë ka publikuar në Instastory një emoji duke qeshur, pa shpjeguar më tepër situatën. Nga ana tjetër, vihet re se Arbenita vazhdon t’i ketë fotot me reperin në Instagram, ndërsa Fero i ka fshirë fotot me modelen nga profili i tij.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto