Mashtroi botën kur tha se Kanye ishte i lidhur me Jeffree Star, Kim i bën të papriturën yllit të Tik Tok

Ava Louise, ylli i Tik Tok-ut, mashtroi gjithë botën pasi nxorri një video ku pretendonte se Kanye West e kishte tradhëtuar Kim Kardashian me yllin e Youtube, Jeffree Star. Në një video të publikuar më vonë, Ava u shpreh se thashethemet e saj ishin të pabazuara, të paverifikuara dhe krejtësisht të sajuara.

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Jeni të mirëpritur për memet”, tha Ava Louise pasi mashtrimi i saj doli sheshit.

Ndërkaq, “Daily Mail” shkruan se Kris Jenner i ka dërguar një letër paralajmëruese Avës, ku i kërkon të heshti dhe të mos merret më me Kim dhe Kanye.

Vet Louise ka thënë se menaxheri i saj mori një letër nga Jenner Communications, kompania e Kriss Jenner, në të cilën shkruhej se ajo duhet të ndalonte me akuzat ndaj Kim dhe Kanye ose do përballej me ligjin.

Louise i ka thënë “Daily Mail” se ajo nuk është e befasuar apo e frikësuar nga ky paralajmërim. Ajo u shpreh se ata po përpiqen të mbrojnë imazhin e familjes. Jeffree Star i mohoi këto akuza, ndërsa ende nuk ka një reagim publik nga Kim Kardashian.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto