Marisi e puthi në faqe, reagon Sindi: “S’më pëlqejnë kontaktet fizike gjatë takimeve të para”

Në puntatën e fundit të “Përputhen” u transmetua takimi i Sindit me Marisin. Në një moment gjatë bisedës, Marisi tha se ndjehej në siklet dhe për të çliruar energjitë, e puthi Sindin në faqe.

Por në studio, Sindi deklaroi se nuk i pëlqen kontaktet fizike në takimet e para dhe i ka bërë thirrje djemve që nëse duan të fitojnë zemrën e saj, të shmangin kontaktet fizike në njohje.

Nga ana tjetër, Marisi u shpreh se me Sindin po ndihej mirë dhe nga flirti i krijuar u shty që të realizonte puthjen.

Ju mund të pëlqeni dhe këto