Sapo u kthye nga Gjermania, infektohet me koronavirus këngëtari shqiptar

Këngëtari i njohur shqiptar, Jetmir Hyseni, është infektuar me koronavirus dhe ndodhet i shtrirë në spitalin Infektiv të Kosovës.

Vet këngëtari e ka bërë të ditur lajmin në një lidhje telefonike me emisionin “Sytë 7” në Klan Kosova, ku ka thënë se shkoi drejt Gjermanisë dhe simptomat i ndjeu pasi kreu testin për Covid-19.

“Faktikisht, simptomat i kam ndjerë prej ditës kur kam udhëtuar prej Gjermanisë në Kosovë. E kam ndjerë që mund ta kem virusin, por më saktë e kam kuptuar natën e 20 marsit, pasi që e kam bërë testin në Spitalin Infektiv. Fillimisht në mëngjes kam pasë dhimbje të fytit, derisa në mbrëmje dikur vonë kam pas ethe, temperaturë, dhimbje të kokës dhe muskujve, por fillimisht kanë qenë dhimbjet e fytit. Këto simptoma kanë zgjatur tri ditë. Tani kam disa vështirësi, por po e shoh se po e marr veten çdo ditë. Tani kam dhimbje koke kohë pas kohe, por jo diçka më shumë”, u shpreh Hyseni.

Ndërkohë, këngëtari nuk e di se kush nga personat që ka pasur kontakt, ka qenë i infektuar me koronavirus.

“Nuk e di, janë duke e pritur testin. Po pres që të më lajmërojnë. Shpresoj se nuk e kam infektuar askënd. Prej momentit që kam hyp në aeroplan në Dusseldorf kam qenë me dorëza dhe maskë tërë kohën. Edhe më pas në karantinën te Qendra e Studentëve kam pasë shumë kujdes”, ka thënë Hyseni.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto