Mama për herë të parë, Vilma Masha zbulon gjininë e fëmijës

Moderatorja e njohur sportive, Vilma Masha, do të bëhet nënë për herë të parë. Këtë lajm moderatorja e dha një vit pas martesës së saj.

Ajo është shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar foto e video të ndryshme. Pak më parë, ajo ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës.

Vilma ka treguar në Instastory se i kanë bërë dhuratë një fustan rozë për beben e saj. Kështu, moderatorja ka zbuluar se është në pritje të një vajze.

Ju mund të pëlqeni dhe këto