Lot gëzimi, këngëtarja shqiptare emocionohet  nga letra që Michelle Obama i ka dërguar

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, performoi disa ditë më parë në një event që kishte organizuar ish zonja e parë e SHBA, Michelle Obama.

Ky event kishte lidhje me inkurajimin e të rinjve për të vazhduar universitetin dhe siç duket, ajo ka ngelur e mahnitur nga performanca e Bebes.

Michelle i ka dërguar një letër falenderimi këngëtares shqiptare, të cilën Bebe e ka publikuar në Instastory.

Për shkak të angazhimit tuaj të pafund dhe entuziazmit, këta studentë mund të arrijnë më lartë dhe të ëndërrojnë më shumë”, thuhet ndër të tjera, ku Michelle e uron Beben për suksese të mëtejshme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto