Lori Hoxha zbulon mësimin më të madh që ka marrë nga mamaja e saj dhe askush se dinte

Lori Hoxha është një prej personazheve më të komentuara e të njohura të showbiz-it shqiptar, e cila është mjaft e përfolur në media.

Lori është edhe shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon foto e video të ndryshme nga jeta e saj personale.

Së fundmi, Lori i është përgjigjur pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory. Njëri prej tyre e ka pyetur se “Kush është mësimi më i madh që mamaja juaj ju ka mësuar?”, dhe Lori ka dhënë përgjigjen e sinqertë.

“Si të qëndrosh e butë teksa vazhdon të jesh e fortë. Ajo është një mjeshtre në këtë gjë. Ajo femër ja ka dalë përballë çdo gjëje dhe vazhdon të bëjë më të mirën për të gjithë, pa pritur asgjë në këmbim. Çdokush ka nevojë për të në këtë jetë”, ka shkruar Lori në përgjigje të kësaj pyetje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto