Lori Hoxha dhe Visi janë ndarë? Dyshja kapen mat në rrugët e Tiranës/ Foto

Prej disa kohësh është aluduar në media se Lori Hoxha dhe Visi ishin ndarë pas disa vitesh marrëdhënie së bashku.

Shkak ishte bërë se Visi i kishte fshirë gjithë postimet në Instagram me Lorin dhe postimet që të linin të nënkuptoje se mes tyre kishte marrë fund çdo gjë.

Mirëpo, duket se Lori dhe Visi vazhdojnë të jenë ende bashkë dhe për këtë nuk ka më dyshime pas fotos së fundit që është publikuar.

“Fun Day” në “InTv”, ka kapur mat çiftin duke ecur bashkë në rrugët e Tiranës, siç mund të shihet në foton më poshtë, ku të dy shfaqen të veshur shumë stil dhe tregon qartazi se ata vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien e tyre disa vjeçare.

Ju mund të pëlqeni dhe këto