Lorenc Hasrama zbulon si e kaloi infektimin me koronavirus: “Më ndikoi në gjendjen emocionale”

Këngëtari i njohur shqiptar, Lorenc Hasrama, ka rrëfyer në “Live from Tirana” se disa kohë më parë u infektua me koronavirus.

Ai tregoi se ishte me fat që kishte familjen afër gjatë periudhës së izolimit, pasi për të kanë qenë disa ditë mjaft të vështira.

Këngëtari ka treguar se koronavirusi ndikoi në gjendjen e tij emocionale dhe disa herë është përlotur gjatë kësaj periudhe. Ai shtoi se gjatë izolimit u morr me krijimin e teksteve të reja të këngëve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto