Flower
Flower

Labinot Gashi emocionon me dedikimin për bashkëshorten e tij: “Për gruan e jetës time…”

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetorin e vitit të kaluar, pasi gruaja e tij lindi vajzën e tyre, Rroa.

Përgjatë kësaj kohe, Labinoti ka publikuar shumë foto me vajzën e tij dhe bashkëshorten, duke treguar momentet e lumtura familjare.

Sot, moderatori ka treguar se është një ditë speciale pasi bashkëshortja e tij, Qëndresa, feston ditëlindjen dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, i ka bërë një urim emocionues.

“Për gruan e jetes sime: uroj ta dish se sa jam i lumtur qe jemi bashk, dhe bashk krijuam familjen tone. Jeta ka mjaft dite te bukura dhe jo shume te mira, ne kemi zgjedhur qe me dashurine e zemrave tona ti kalojm bashk tgjitha momentet e jetes, dhe ky bashkim me ben mua burr te mire per nje grua kaq te mire sa ti je. Urime mami i Rroas. Të dua”, ka shkruar Labinoti krah kësaj fotoje me bashkëshorten.

Ju mund të pëlqeni dhe këto