Kylie zbulon koleksionin super të shtrenjtë të këpucëve, interneti shpërthen në ofendime

Kylie Jenner është motra më e vogël dhe njëkohësisht më e pasura nga klani Kardashian-Jenner, pasuri që e ka ngritur falë biznesit të saj të kozmetikës, “Kylie Jenner Cosmetics”.

Së fundmi, Kylie i është drejtuar Instagramit për të zbuluar se ka blerë dy palë këpucë të reja, një nga marka Balenciaga dhe një palë sandale të sheshta nga Gucci.

Por më vonë, Kylie ka zbuluar dollapin e saj marramendës të këpucëve, që ka madhësinë e një dhome, duke treguar gjithë koleksionin e saj. “A kam një problem?”, shkroi Kylie përbri kësaj videoje, e cila që pas publikimit, është komentuar nga shumë ndjekës.

Menjëherë njerëzit i kanë thënë Kyliet se në vend që të koleksionoë këpucë mijëra dollarëshe, mund të bëjë donacione të ndryshme, si për djegien e Amazonës.

“Kylie Jenner është këtu duke blerë palën e 673838 të këpucëve Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po digjet. Kjo vajzë ka para me thasë dhe ndjekës pafund, të paktën mund të bënte një postim në Insta Story për të rritur ndërgjegjësimin!”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër thotë se Kylie do e shpëtonte Amazonën me siguri me vetëm 10% të të ardhurave të saj.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto