Flower
Flower

Ky është mesazhi i fshehtë që gjendet i gdhendur në orën e Meghan Markle

Në kohën kur aktorja e famshme amerikane Meghan Markle dhe Princ Harry shpallën përpara botës fejesën e tyre, të gjithë sytë u kthyen tek unaza e saj mahnitëse.

Image result for meghan markle

Mirëpo, askush nuk e dinte se Meghan zotëron një tjetër send me vlerë, që brenda vetes ka të gdhendur një mesazh të fshehtë dhe një kuptim shumë të madh për aktoren.

Në vitin 2012, seriali i famshëm “Suits”, prej të cilit Meghan mori edhe famë, u rinovua për një sezon të tretë dhe Markle vendosi që për ta festuar këtë lajm, të blinte një orë Cartier.

Image result for meghan markle in suits

Pas kësaj ore, ajo gdhendi një mesazh, për t’i kujtuar asaj gjithmonë karrierën e saj të suksesshme.

“Gjithmonë e kam dashur një orë Cartier French Tank,” është shprehur Markle për revistën Hello! në vitin 2015. “Kur mora vesh se Suits do të vazhdonte xhirimet edhe për një sezon të tretë – gjë e cila në atë kohë, ishte nje arritje shumë e madhe – U gëzova aq shumë sa e bleva orën në versionin me dy tonalitete. E gdhenda nga pas me shkrimin ‘Për M.M. nga M.M.’ dhe kam në plan t’ja jap vajzës time një ditë. Kjo është ajo çfarë e bën një send të veçantë; lidhja që ke me të”.

Image result for meghan markle cartier watch

Nëpërmjet këtij mesazhi, Meghan na tregon rëndësinë e njohjes dhe vlerësimit të arritjeve të tua në jetë, një dhuratë që ajo ia bëri vetes së saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto