“Kur gjërat janë të shkruara”, Iva Tiço zbulon si u njoh me partnerin e saj gjerman

Gazetarja Iva Tiço disa kohë më parë konfirmoi publikisht se e ka gjetur dashurinë e jetës dhe u shpreh se partneri i saj është gjerman.

Së fundmi, Iva ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar si nisi historia e tyre e dashurisë. Iva ka thënë se ajo u njoh me partnerin në një kafe dhe gjithçka ndodhi rastësisht.

“Kete periudhe jam e lumtur, sa me vjen dhe turp te them qe jam e lumtur, eshte e dukshme që jam e lumtur sepse nuk po zihem me asnje, nuk po marr pjesë ne asnje debat, jam duke u marre me gjerat e mia personale dhe me duhej kjo shkeputje. Partneri e ka mesuar shume me mire shqipen se sa une gjermanishten. Po meson ne nje menyre te jashtezakonshme, dhe une kur bej tani detyrat e gjermanishtes dhe me ndihmon, e shoh qe me shpejt kap ai nje fjali shqip se sa une gjermanisht. Me rrezoi mitin qe shqipja eshte nje gjuhe e veshtire, me rrezoi dhe mitin qe une jam nje grua inteligjente per te mesuar.

Ne profesion eshte IT, per kete arsye mund te punonte dhe qendronte ne Shqiperi pa me prishur ndonje pune. Jemi njohur ne menyren me te rastesishme te botes, e vetmja gje qe mund te them eshte se kur eshte i duhuri nuk ben asgje, thjesht vjen dhe vazhdon ne menyren me normale. U njohem ne kafe, isha vetem une me kompjuterin tim duke punuar dhe ai ishte vetem po ashtu. Prandaj them qe ndonjehere kur gjerat jane te shkruara, ose siç thonë dhe gjyshërit kur është kismet është kismet, shkojne aty ku duhen, aty ku do”, tregoi Iva.

Ju mund të pëlqeni dhe këto